Fëmijët nga institucioni parashkollor "Rinia" në Medvegjë, vizituan Beogradin
Lokale

Fëmijët nga institucioni parashkollor "Rinia" në Medvegjë, vizituan Beogradin

28.Jun.2016 15:23
0
Goran Besiq, menaxher i qytetit, në Pallatin e Vjetër dje ka pritur fëmijët nga institucioni parashkollor "Rinia" në Medvegjë, të cilët ishin në një vizitë një ditore në Beograd.

Duke theksuar se Beogradi nuk është vetëm se i beogradasëve, por i gjithë qytetarëve të Serbisë, Goran Vesiq i dëshiroi mirëseardhje banorëve më të rinj të Medvegjës:

„Besoj që ky është vetëm se fillimi i bashkëpunimit të Medvegjës me njërën nga komunat tona të qytetit, ashtu si besoj se fëmijët nga Beogradi duhet ta vizitojnë Serbinë në mënyrë që të njihen me vendin e tyre. Beogradi ka përgjegjësinë e posaçme të punoj në zhvillimin e komunave në Serbi, posaçërisht në kuadër të shkëmbimit të të rinjëve dhe bashkëpunimit kulturor. Në Pallatin e Vjetër fëmijët sot kanë pasur mundësi që të shikojnë pjesën e rëndësishme të historisë së Serbisë dhe besoj që praktika e vizitave reciproke të vazhdohet edhe në të ardhmen”, tha menaxheri i qytetit.

Fëmijët nga Medvegja kanë vizituar edhe komunën e Vozhdovcit, Kullën e Avalës, kopshtin zoologjik të Beogradit dhe Kalamegdanin.

Kryetari i komunës së Medvegjë, Nebojsha Arsiq, ka shprehur kënaqësi me rastin e vizitës dhe shprehu dëshirën që edhe beogradasit të vijnë ta vizitojnë këtë komunë. Arsiq si kualitet të posaçëm veçoi bukuritë natyrore të komunës së Medvegjë, siç janë vendet si Banja e Siarinës, Qytetin e Dreqit (srb. Djavolja Varoš), Justiniani Prime, Prolom Banjën dhe vendet tjera në bazë të cilave njihet ky territor./tk/

Preshevë: Stacion i përbashkët i trenit mes Serbisë dhe Maqedonisë
Koleksionet e floktarëve shqiptarë nga Presheva edhe në Kinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration